Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortalLatest imagesGalleryKërkoRegjistrohuidentifikimi

Kosova dhe rreziku nga HIV/AIDS

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë
Autori Mesazh
KaniBB

KaniBB


Age : 36 Registration date : 21/11/2008 Numri i postimeve : 18 Location : Muzika, Interent , Forums

Kosova dhe rreziku nga HIV/AIDS Vide
MesazhTitulli: Kosova dhe rreziku nga HIV/AIDS Kosova dhe rreziku nga HIV/AIDS Icon_minitimeWed Dec 10, 2008 10:13 pm

Kosova dhe rreziku nga HIV/AIDS F.1201133908369_m

Kosova dhe rreziku nga HIV/AIDS

Kosova cilësohet të jetë vendi me rrezikshmëri të lartë sa i përket shtimit të numrit të të infektuarve me virusin HIV, ndonëse ajo qëndron me numrin më të vogël të të infektuarve në rajon, njofton BBC.
Ekspertët thonë, se kjo ndodh për shkak të informimit të paktë në shkolla, mosedukimit të të rinjve dhe lëvizjeve në vendet fqinje të cilat janë të njohura për numrin e madh të të infektuarve.

Mosha më e prekur është ajo ndërmjet 30 dhe 40 vjeçare, dhe çdo vit në Kosovë një person diagnostikohet me virusin HIV.

Rasti i parë i një personi të infektuar me HIV –AIDS në Kosovë është diagnostikuar në vitin 1986. Prej atëherë në Kosovë numri i të infektuarve arriti në 75. Sipas të dhënave, numri më i madh i tyre, vinte nga shtetet nga kishin migruar.

Tashmë, personat me AIDS, të cilët jetojnë në Kosovë, në krahasim me vitet e mëparshme, kur shoqëria i izolonte ose nuk i pranonte, kanë formuar organizatat e tyre për këshillim mjekësor dhe psikologjik.

Shumë prej qytetarëve të Kosovës e vlerësojnë në mënyra të ndryshme se a duhet ose jo të pranohet një person i sëmurë me HIV – AIDS.

Në ditën botërore kundër kësaj sëmundjeje, disa prej të rinjve nuk dinin datën që simbolizon luftën kundër sëmundjes së shekullit, mirëpo kishin informacion të mjaftueshëm në lidhje me parandalimin e saj.

Parandalimi i shtimit të numrit të të infektuarve duhet të nisë që në institucionet shkollore, duke futur lëndën e edukimit mbi HIV – AIDS-in, thotë koordinatori i qendrës për këshillim dhe testim vullnetar për HIV-AIDS në klinikën infektive në Prishtinë, doktor Izet Sadiku.

Qeveria e Kosovës ka përpiluar strategjinë pesëvjeçare në të cilën bën pjesë qendra për këshillim dhe testim vullnetar si edhe laboratori.

Ekspertët thonë se Kosova ndodhet në fazën ku mund parandalohet sëmundja, për shkak të numrit të vogël të të infektuarve. Sipas tyre, qeveria e Kosovës deri tani nuk ka ndarë një fond të veçantë për të sëmurët me HIV-AIDS.

Mirëpo, këtë vit si vend në zhvillim ajo ka fituar një fond prej rreth 5 milionë eurosh nga UNAIDS-i, të cilën Kosova do e përfitojë gjatë pesë viteve të ardhshme për luftimin, parandalimin dhe mjekimin e personave të prekur nga sëmundja e SIDA-s
.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.AlbaShqip.com

Kosova dhe rreziku nga HIV/AIDS

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit: Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: ஜ Lajmerime/Informacione ஜ :: News/Lajme -
Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions