Admin
Admin


Age : 35
Registration date : 13/11/2008
Numri i postimeve : 22
Location :
|
Titulli: Brown: Nuk e kam goditur Whitneyn Wed Dec 10, 2008 10:51 pm |
|
|
Brown: Nuk e kam goditur Whitneyn
Bobby Brown ka mohuar zërat se ai ka qenë i dhunshëm ndaj ish-gruas së tij, Whitney Houston, në kohën kur ata ishin të martuar. Martesa 25-vjeçare e çiftit, e cila përfundoi në vitin 2007, ka qenë përplot zënka, ‘skena’, thirrje të policisë...
Pavarësisht se Brown ka pranuar se nganjëherë e humb temperamentin, ai ka thënë se kurrë nuk e ka goditur këngëtaren.
“Jam fajtor që jam bërë nervoz dhe kam gjuajtur gjësende, kam përplasur ndonjë shishe për muri ose diçka... gjëra për të cilat pendohem. Mirëpo tregimet në media më kanë bërë mua agresor, gjë që nuk është e vërtetë. Nuk kam karakter të tillë”, ka thënë Brown. |
|